Haxhi Avdyli kërkon riformatizim të Qeverisë

Aktuale

Haxhi Avdyli kërkon riformatizim të Qeverisë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 00:18
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se një riformatizim i qeverisë do të ishte i mirëpritur.

Ai shtoi se nuk e di nëse ka plane që do të ndodhë diçka e tillë. 

“A do të ketë nuk e di. Por a duhet të ketë, unë them që po”, thotë ai. 

“Do të ishte mirë të ndodh një riformatizim i qeverisë. Aty ku mungon energjia, pse mos të ketë riformatizim. Kur na ka rezultate sa duhet, duhet të kemi një rifreskim. Unë them që ka pasur sektorë ku ka pasur punë shumë të mirë. Por ndoshta ka edhe sektorë që nuk kanë performuar sa duhet dhe një riformatizim do të ishte i mirëseardhur. Unë tash nuk e di prej nga po vijnë këto ide pasi nuk kam dëgjuar asgjë konkrete”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat