Dimal Basha: Jeni t’gërditshëm, as Vuqiçi nuk bën propagandë e dëm sa bajnë disa shqiptarë

Aktuale

Dimal Basha: Jeni t’gërditshëm, as Vuqiçi nuk bën propagandë e dëm sa bajnë disa shqiptarë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:48
Dimal Basha dhe Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka krahasuar “disa shqiptarë e media” me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë Basha e bëri në një reagim pas komenteve të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier për takimin e kryeministrit Albin Kurti me Jake Sullivan, këshilltarin e presidentit Joe Biden për Siguri Kombëtare.

Sipas Bashës, “disa shqiptarë e media” bëjnë më shumë dëm sesa Vuçiqi.

“Jeni t’gërditshëm. Edhe vet ambasadori duhet me dal me tregu që po RRENI!”, tha ai.

“As Vuqiçi nuk ban propagandë e dam sa bajnë disa shqiptarë e media që shkruajnë shqip në Kosovë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat