The Guardian përzgjedh fotografinë e realizuar në Kosovë si më të mirën e ditës

Aktuale

The Guardian përzgjedh fotografinë e realizuar në Kosovë si më të mirën e ditës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:51
Fotograf: Armend Nimani/AFP/Getty Images

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka përzedhur një fotografi nga Kosova si më të mirën e ditës së martë.

Ndotja e ajrit në Kosovë që vjen si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri është kryefjala e fotografisë.

“Obiliq, Kosovë – Një burrë kalëron kalin e tij pranë një termocentrali. Dy termocentrale me qymyr janë burimi kryesor i niveleve alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

The Guardian ka përzgjedhur edhe disa fotografi të tjera ku e veçon një dyqan në Dubai të Emiratave të Bashkuara Arabe i cili u shërben vetëm qenve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat