Mehmet Kraja thotë se në dialog vetëm Kosova ka bërë lëshime ndaj Serbisë

Aktuale

Mehmet Kraja thotë se në dialog vetëm Kosova ka bërë lëshime ndaj Serbisë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:39
Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovë, Mehmet Kraja, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova i ka bërë koncesione të vazhdueshme Serbisë në dialogun mes dy vendeve. Kraja shton se Serbia ka mbetur e palëkundur në qëndrimet e saj për Kosovën. 

Në emisionin Pressing në T7, Kraja ka thënë se në shumicën e rsteve, Kosova ka bërë koncesione ndaj Serbisë. 

“Në një mënryë ose tjetër që ka bërë Ksoovë me Serbinë, janë marrëveshje koncesionale që ka bërë Kosova për Serbinë. nuk mund të them në të gjitha rastet, por në shumicën. Kosova i bën koncesione Serbisë. Serbia mbanë të palëkundur qëndrimin për Rezolutën 1244”, tha ai. 

Tutje ai kritikon edhe BE-në për qëndrimin e tyre joparimor në dialog. Ai thotë se Brukseli zyrtar ka bërë trysni mbi palën e Kosovë, ndërsa Serbinë e ka lënë të paprekur në qëndrimet e saja. 

“Kjo situatë vë para përgjegjësië ata që e kanë udhëhequr atë dialog. Nuk mund të mos i thërasësh në përgjegjësi për mënyrën se si e kanë udhëhequr atë. Janë për çështje të ndryshe, sikur Asociacioni. Nuk mund të fajësosh bashkësinë ndërkombëtare, por ne e kemi thënë edhe një gjë. Brukseli nuk ka mbajtur qëndrim parimor. Pa diskutim. Sepse trysnitë e vazhdueshme por dialogun kanë shkuar në drejtim të Kosovës e asnjëherë në drejtim të Serbisë. Kjo shihet nga dokumentet. E merrni Asociacionin. Është bërë trysni që të ketë votim në Kuvend për këtë punë. Por në anën e Serbisë nuk ka ndodhur kjo.  Raportet tona në dialog kanë qenë jo të drejta, por kjo i atribuohet edhe Brukselit me qëndrimin e tyre”, tha ai tutje.

Kraja shton se përgjegjësinë për këto lëshime ndaj Serbisë në dialog duhet ta mbajnë ata që e kanë udhëhequr procesin e dialogut.

“Ka pasi kanë shkuar në dialog përshembull me kopje të regjistrave kadastrale. Ai nuk mund të i ikë përgjegjësisë. Përgjegjës janë ata që kanë udhëhequr procesin. Nuk mund t’i ikin ata përgjegjësisë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat