​Viola von Cramon: Duhet më shumë vullnet nga palët e përfshira në dialog, jam skeptike për Open Balkan

Aktuale

​Viola von Cramon: Duhet më shumë vullnet nga palët e përfshira në dialog, jam skeptike për Open Balkan

Më: 31 maj 2022 Në ora: 23:23
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë që Kosova duhet të bëjë një kompromis në dialogun me Serbinë teksa ka kritikuar për ekzekutivin për disa vendime që kjo i konsideron si jo të zgjuara.

Në një intervistë dhënë për Tëvë1, eurodeputetja foli për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nismën rajonale “Open Balkan”.

Viola von Cramon shprehet skeptike për Ballkanin e Hapur, për shkak se siç thotë ajo, nisma nuk gëzon mbështetjen e të gjitha shteteve. Megjithatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë më bashkëpunuese në rast se dëshiron të integrohet më shumë në regjion.

“Është më se e vërtetë që Procesi i Berlinit deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritura, andaj duhet të jetë në fokus të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ndërsa nisma tjetër rajonale Open Balkan që është iniciuar nga dy shtet dhe e nuk gëzon mbështetje nga të gjitha palët, jam skeptike për këtë proces. Por mund të them që disa vendime që janë marrë nga kjo Qeveri nuk kanë qenë shumë të zgjuara, duhet më shumë bashkëpunim nëse dëshironi të integroheni në regjion”, u shpreh ajo.

Viola von Cramon thotë se Kosovës po i mungon vullneti në dialog, pasi sipas saj shteti ynë duhet të jetë i gatshëm për një kompromis final me Serbinë.

“Duhet më shumë vullnet nga të dyja palët e përfshira në dialog. Çfarë kam dëgjuar nga partnerët në Berlin, Bruksel e Uashington, ka skepticizëm nga ana e Kosovës në këtë proces. Unë nuk e di nëse se kjo po bëhet për t’i kënaqur qytetarët e vendit, për të cilën do të ndjehesha keqardhje. Më të vërtet dua të shoh që ka vullnet për një kompromis e të përmbyllet ky proces. Nuk është mirë që të gjitha projektet të mbesin peng për shkak të dialogut”, shtoi ajo.

Mes tjerash raportuesja në Parlamentin Evropian tha se shpreson që brenda këtij viti do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat