Krasniqi thotë se me Vuçiqin nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje për njohjen e Kosovës, ka një thirrje për skenën politike vendore

Aktuale

Krasniqi thotë se me Vuçiqin nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje për njohjen e Kosovës, ka një thirrje për skenën politike vendore

Nga: M.L. Më: 1 qershor 2022 Në ora: 10:47
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar betimin për Kosovën, të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se me Vuçiqin nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje për njohjen e Kosovës.

Si rrjedhojë, ai ka thënë se për shkak që Kosova nuk mund ta refuzojë dialogun, koncentrimi duhet të jetë në fuqizimin e brendshëm të shtetit.

Postimi i plotë:

Betimi i Vuçiqit si president i Serbisë më 31 maj 2017 dhe më 31 maj 2022: “Betohem se gjithë energjinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj…” (danas 31 maj 2017/danas 31 maj 2022) Koment: Asnjë marrëveshje për njohjen e Kosovës si shtet nuk mund të arrihet me këtë person.

Prandaj, dialogu në Bruksel është vetëm humbje kohe. Kosova nuk ka mundësi të refuzojë dialogun, por nuk duhet të ushqehet iluzioni se mund të arrihet sukses. Pikë. Koncentrimi duhet të jetë në fuqizimin e brendshëm të shtetit tonë. Brukseli nuk po arrin ta ndihmojë as veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat