Partitë Popullore Evropiane miratojnë një rezolutë pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Aktuale

Partitë Popullore Evropiane miratojnë një rezolutë pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Partitë Popullore Evropiane (EPP), të mërkurën, e kanë miratuar rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë e ka kumtuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shqipe Mjekiqi, partia e secilës është anëtare e EPP-së.

EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ky union i subjekteve politike evropiane bashkon vlerat e djathta brenda kontinentit evropian.

Një pjesë e këtyre vendeve qeverisin nëpër shtetet përkatëse të Bashkimit Evropian.

Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liri të lëvizjes në zonën Shcengen.

Franca dhe Holanda janë dy vendet më skeptike rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat