​14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

​14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar nëntë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 169.

Në total numri i rasteve aktive është 65.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat