Ky është 27 vjeçari që dyshohet se kreu vetëvrasje në Carrabreg të Deçanit

Aktuale

Ky është 27 vjeçari që dyshohet se kreu vetëvrasje në Carrabreg të Deçanit

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:52
Shkëlqim Dobraj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Mësohet se i ndjeri është Shkëlqim Dobraj 27-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga familjarët e të ndjerit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi për sinjalin. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për Obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat