Zëvendësministri i Drejtësisë: Shpejtësia me të cilën punojmë krahasohet me atë të shpërndarjes së vajit në tepsi

Aktuale

Zëvendësministri i Drejtësisë: Shpejtësia me të cilën punojmë krahasohet me atë të shpërndarjes së vajit në tepsi

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:45
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur për atë se si po ecin punët në ministrinë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

Sallahu me krahasimin që ka bërë e ka lënë pa fjalë një prej penalistëve, analistin Xhevdet Pozharin, i cili edhe ashtu kohëve të fundit ishte dëshpëruar më mënyrën se si po qeverisë Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti.

Sallahu teksa është munduar të tregojë për shpejtësinë me të cilën në ministrin që punon kryhen punët, ka marrë një shembull të çuditshëm dhe të padëgjuar deri në ditët e sotit.

Zv.ministri ka thënë se shpejtësia me të cilën kryhen punët në ministrinë që i takon, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.

“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat