Dreshaj për Latifin: Nuk jemi mësuar që ministrat të qëndrojnë më shumë jashtë se brenda

Aktuale

Dreshaj për Latifin: Nuk jemi mësuar që ministrat të qëndrojnë më shumë jashtë se brenda

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:31
Shemsedin Dreshaj

Vizitat e shpeshta jashtë Kosovës të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi janë komentuar shumë. Për këtë, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se vërejtjet që i janë bërë Latifit qëndrojnë.

Dreshaj theksoi se ministri Latifi nuk e ka gjetur shëndetësinë në Kosovë në gjendje të mirë.

“Ndoshta më parë nuk jemi mësuar ministrat me qëndru shumë jashtë, ma shumë jashtë se brenda. Është një vërejtje cila është bërë në opinion, dhe është vërejtje e cila qëndron. Mirëpo duhet të ju them që ministri Latifi nuk e ka gjetur shëndetësinë në gjendje të mirë, as aspektin organizativ, as aspektin financiar, as aspektin e infrastrukturës”, tha ai.

Deputeti i AAK-së shtoi se në shëndetësinë kosovare duhet një reformë e mirëfilltë, duke potencuar se ka shumë punë për t’u bërë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat