Reagon këshilltari i ministrit Aliu pas publikimit të aferës: Pretendime të pa vërteta

Aktuale

Reagon këshilltari i ministrit Aliu pas publikimit të aferës: Pretendime të pa vërteta

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 20:12
Florent Ramqaj

Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar pas publikimit të skandalit korrupitv, ku ky i fundit pretendohet se është i përfshirë.

Ai në Facebook ka shkruar se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimet e deritanishme.

Sipas tij këto shpije po porositen nga siç shkruan ai “ata që janë stërpasuruar padrejtësisht”.

“Nuk ka asgjë të vërtetë te sulmet me shpifje, përveç faktit se shpifjet po porositen nga ata që janë stërpasuruar padrejtësisht. Nga ata që ne ua kemi ndalë hajninë. Pikërisht në kohën kur lëre që nuk ka keqpërdorime por edhe ku janë duke u luftuar e denoncuar cdo ditë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur, sidomos në ministrinë Infrastrukturës, sot qenka publikuar një emision, ku për ironi lakohet emri im për kinse keqpërdorime”, shkruan ai.

Statusi i plotë:

Sqarim
Të dashur qytetarë,
Nuk ka asgjë të vërtetë te sulmet me shpifje, përveç faktit se shpifjet po porositen nga ata që janë stërpasuruar padrejtësisht. Nga ata që ne ua kemi ndalë hajninë.
Pikërisht në kohën kur lëre që nuk ka keqpërdorime por edhe ku janë duke u luftuar e denoncuar cdo ditë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur, sidomos në ministrinë Infrastrukturës, sot qenka publikuar një emision, ku për ironi lakohet emri im për kinse keqpërdorime.
Sot, pastërtine time unë po e shprehi në dy mënyra. Së pari, duke i cilësuar si të pasakta dhe të pavërteta pretendimet edhe interpretimet e bëra – që më së shumë tregojnë për familjarizimin e autorit të këtij emisioni me praktikat korruptive të deritanishme. Së dyti, duke shprehur gatishmërinë por edhe duke u bërë thirrje të gjitha institucioneve të hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë cdo dyshim mbi veprimtarinë time përgjatë kohës sa jam i angazhuar në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Me krimin dhe korrupsionin që e kemi hasur në këtë ministri, kemi pritur sulme të tilla.
Luftën me krimin e organizuar nuk e kemi menduar asnjëherë të lehtë. Sa me madhe lufta jonë, aq i madh sikleti i tyre.

 

Mbi këto shpifje dhe të pavërteta nga nesër do të merrem me përgatitjen e ankesës dhe padisë për shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat