Ironizon Mushkolaj me aferën ku dyshohet se është i përfshirë këshilltari i Aliut

Aktuale

Ironizon Mushkolaj me aferën ku dyshohet se është i përfshirë këshilltari i Aliut

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 21:05
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me skandalin korruptiv ku dyshohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu.

Ai në Facebook ka shkruar se jarania kushton 30 mijë euro veç sa për fillim.

“Jarania kushton. 30 mijë euro sa për fillim”, shkruan ai në Facebook.

Ndryshe, media sot publikoi një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Siç shkruan mediumi përmes përgjimeve që kanë publikuar bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Infratek” e në të cilin kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut.

Dhe, madje jo veç që kishte punuar por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

Siç shkruan media emri i dajës së Florent Ramqaj është Halil Jahaj.

Kurse, shume e ryshfetit sipas mediumit është 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë, e 10 mijë tjera më vonë.

Këto akuza i ka mohuar Florent Ramqaj nëpërmjet një postimi në Facebook. Ky i fundit ka paralajmëruar edhe padi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat