​Kurti takoi kryesuesin e LIDL për Evropë Qendrore dhe Lindore

Aktuale

​Kurti takoi kryesuesin e LIDL për Evropë Qendrore dhe Lindore

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi kryesuesin dhe shefin për Evropën Qendrore dhe Lindore të LIDL, si dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë gjermane LIDL.

Përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar për zhvillim ekonomik dhe për të përkrahur nisma të reja, që sjellin deri te rritja e investimeve, u potencua nga kryeministri Kurti.


Si faktorë të klimës së mirë për investime, ai theksoi potencialet investuese dhe arritjet ekonomike në Kosovë.

Kurti veçoi indikatorët pozitivë ekonomikë, si rritjen ekonomike 10.53%, rritjen e eksporteve 83.6%, rritjen e investimeve të huaja direkte 21%, ngritje në pagesa tatimesh 30%, pa ndryshuar politikat fiskale, rritje të hyrave të Doganës 31%, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë.

Ndryshe, kompania “LIDL” GmbH & Co KG është zinxhiri më i madh i dyqaneve ushqimore në botë, i themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht ka shtrirje në 31 shtete të botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat