Zyba: Nuk ka keqpërdorim të parasë publike në Ministrinë e Infrastrukturës

Aktuale

Zyba: Nuk ka keqpërdorim të parasë publike në Ministrinë e Infrastrukturës

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 18:40
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka folur rreth raportimeve të mediave në vend për aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës.

Zyba ka akuzuar mediumin i cili ka publikuar një audio-incizim ku përfshiheshin njerëz të afërt të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, më konkretisht dajtë e këshilltarit të tij, Floren Ramqaj.

Zyba tha se ai medium përmes shantazheve po bën opinion.

“Më vjen keq për nivelin e komunikimit jo vetëm si medium por edhe personat në funksion të një këtyre mediumeve për të cilët përpiqen me dhënë një opinion e ai opinion i paraprin me forma të skandaleve që i krijojnë ata. Përmes shantazheve të bëjnë opinion”, tha Zyba.

Ai u shpreh i sigurt se nuk ka keqpërdorim të parasë publike në Ministrinë e Infrastrukturës.

Me sigurinë e plotë po flas se nuk ka jo keqpërdorim të parasë publike por nuk është e mundshme për kohën sa po flas për personin në fjalë…. Ato nuk janë as përgjime por janë përpjekje të audio-incizime të dikujt dhe për temat dhe çështjen që nuk i përkasin ministrit. Gjithçka që bëhet fjalë aty është përpjekje e dështuar dhe sa i përket mundësisë reale janë mekanizmat e tjerë, jo një medium shantazhues, nuk e konsiderojë çështjen si është ngritur si mundësi reale”, ka thënë Zyba.

Ai ka ftuar organet kompetente që për secilin dyshim, të marrin në shqyrtim dhe të vijnë deri te e vërteta.

“Për secilin dyshim të mundshëm ftohen organet kompetente me përgjegjësit që i kanë ligjore të kenë secilin dyshim që të marrin në shqyrtim dhe si mundësi për të hequr dyshimet ose për ardhur deri te e vërteta nëse kushdo që pretendon që është dikon si e mundshme”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat