Zyba: Liburn Aliu nuk shantazhohet, hetimet janë të nevojshme por nuk ka asgjë për t’u vërtetuar

Aktuale

Zyba: Liburn Aliu nuk shantazhohet, hetimet janë të nevojshme por nuk ka asgjë për t’u vërtetuar

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 18:44
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka folur rreth raportimeve për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës.

Zyba ka thënë i vetmi element që nuk mohohet apo dëshmohet mund të jetë afërsia familjare me këdo që është bërë fjalë.

Sipas tij, kjo është një përpjekje e dështuar për të shantazhuar këdo qoftë.

“I vetmi element që nuk mohohet apo dëshmohet mund të jetë afërsia familjare më këdo që është bërë fjale, ajo nuk mund të mohohet se është diçka biologjike dhe e natyrshme. A secili trillim në emër të asaj lidhje që thash fillon me ministrin shkon te këshilltari dhe përfundon te një zyrtar që është nëpunës civil dhe që ka për detyrë me mbikëqyr një kontratë. Secili shikues apo dëgjues i këtij komentimi e ka parasysh që ka qenë një përpjekje e dështuar për të shantazhuar këdo qoftë”, ka deklaruar ai.

Zyba thotë se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk shantazhohet dhe kjo sipas tij është dëshmuar, teksa shprehet se në lidhje me rastin dyshimet janë ngritur po nuk ka asgjë për t’u vërtetuar.

“Konsiderojë që Liburn Aliu në masën po flas edhe për Qeverinë nuk shantazhohet dhe është dëshmuar deri tash. Hetimet e Prokurorisë janë të nevojshme për shkak të situatës në opinion, por jo për shkak të dyshimeve që ndjej unë apo pjesa e konsiderueshme e LVV-së. Dyshimet janë ngritur por nuk ka për t’u vërtetuar asgjë”, ka thënë ai.

Dje është publikuar një audio-incizim në të cilin pretendohet se njerëz të afërt të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, përfshihen në një aferë korruptive. Bëhet fjalë konkretisht për dajtë e këshilltarit të tij, Floren Ramqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat