Nipi i tij thuhet se bëri vetëvrasje, reagon Adem Grabovci, ka një ‘porosi’ për të

Aktuale

Nipi i tij thuhet se bëri vetëvrasje, reagon Adem Grabovci, ka një ‘porosi’ për të

Nga: H.O. Më: 2 qershor 2022 Në ora: 18:55
Adem Grabovci, Nazmi Grabovci

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci në një postim të tij në Facebook ka shkruar pasi u tha që nipi i tij, djali i vëllaut të tij, Nazmi Grabovci ka bërë vetëvrasje.

Grabovci shkruan se ‘as burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë’.

Në fund, ai ka edhe një ‘porosi’ për nipin tashmë të vdekur.

“Bëmi të fala Dinës e Xhaferit,  e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë ...”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,

Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!

As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.

NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbështetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ....

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.

Bëmi të fala Dinës e Xhaferit,  e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat