Deputeti i LVV-së: PDK të dalë nga hija e të veprojë në rreze

Aktuale

Deputeti i LVV-së: PDK të dalë nga hija e të veprojë në rreze

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:49
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka folur për “Kabinetin e Qeverisjes së Mirë” apo siç njihet ndryshe “Qeveria në hije” të Partisë Demokratike të Kosovës, e për të cilin me ironi tha se “duhet të dalë nga hija e të veprojë në rreze”.

Zyba tha se PDK-ja me potencialin që ka si subjekt nuk është shpresëdhënëse.

Sipas tij, me argumentet që i ka opozita, nuk mund ta rrëzojnë dot Qeverinë.

“Këtë po e kërkojë, të dalë nga hija dhe të veprojë në rreze aty ku reflekton e shihet, por me potencialin që e ka si subjekt nuk është shpresëdhënëse. Konsiderojë që opozita e ardhshme në Kosovë nuk janë këto subjekte. Një potencial i ri i mundshëm, nuk them në fund të këtij mandati se pretendoj shumë mandate po e them që kurdo që duhet të jetë një subjekt apo krijesë e re, jo këta persona që tashmë nuk janë. Edhe me dalë me argumente dhe nuk i kanë argumentet kundër kësaj Qeverie nuk e rrëzojnë dot këtë Qeveri”, ka thënë Zyba.

Ai thotë se opozita ka mundur që të shantazhojë njëri-tjetrin por jo LVV-në, pasi sipas tij, kjo parti është e pashantazhuar.

“Këta kanë mundur të shantazhojnë njëri-tjetrin por jo Vetëvendosjen. Vetëvendosja është e pashantazhuar”, tha më tej Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat