Rrustemi i VV-së: Ne jemi të qëndrueshëm ndaj çdo shantazhi dhe tundimi

Aktuale

Rrustemi i VV-së: Ne jemi të qëndrueshëm ndaj çdo shantazhi dhe tundimi

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:45
Adnan Rrustemi 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas publikimit të skandalit korruptiv ku dyshohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu.

Rrustemi në Facebook ka shkruar se Vetëvendosja mundohet të goditet nga siç e quan ai “tek qëndrueshmëria jonë”.

Abuzuesit e profiterët e djeshëm, po sulmojnë në pikën tonë më të fortë. Shumë kanë provuar me godit pikërisht tek qëndrueshmëria jonë. Po, fizika na mëson çfarë ndodh kur forca goditëse është më e dobët se vendi ku jipet goditja. Siç thotë populli “të kthehet ftyrës”.Ne jemi të qëndrueshëm ndaj çdo shantazhi dhe tundimi. Jo pse jemi të veçantë por bash pse jemi identikë si njerëzit e ndershëm të këtij vendi”, ka shkruar Rrustemi.

Rrustemi ndër tjerash thotë se Vetëvendosje është sikur “ata që nuk janë tunduar nga Tito e ish Jugosllavia, as nga Millosheviqi e Serbia”

“Prandaj dhe kemi Kosovë sot. Ja kështu jemi ne. Thejsht si njerëzit e Kosovës. Të pathyeshëm”, përfundoi Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat