Abdixhiku i drejtohet qeverisë: Të ulet akciza e naftës

Aktuale

Abdixhiku i drejtohet qeverisë: Të ulet akciza e naftës

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 23:00
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga qeveria që të reduktohet akciza në derivate dhe të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku, ka shtuar se qeveria po vazhdon të injorojë krizën ku gjendet Kosova.

Në vendin më të varfër evropian ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të injorojë krizën e përballueshmërisë së qytetarëve tanë. Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetra produkteve bazike në Kosovë. Të reduktohet akciza në derivate. Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se qeveria gjermane nga 1 qershori ka reduktuar akcizën dhe barrën tatimore në naftë për 35 cent.

Postimi i plotë:

Me qëllim të lehtësimit të përballueshmërisë për qytetarët më të pasur evropian, Qeveria gjermane nga 1 qershori i këtij viti ka reduktuar akcizën dhe barrën tatimore në naftë për 35 cent. Efektet e rënies së çmimeve u panë dy ditë më pas; dje dhe sot përkatësisht.

Në vendin më të varfër evropian ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të injorojë krizën e përballueshmërisë së qytetarëve tanë. Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetra produkteve bazike në Kosovë.

E kishim propozuar më 7 mars, plot tre muaj më parë, reduktimin e TVSH-së e të akcizës në naftë, për të njëjtat efekte që shihen në Gjermani sot. Ishim injoruar me arsyetimin se kriza është e njëjtë nëpër Evropë. E njëjtë është kjo krizë – natyrisht – por masat që kanë ndërmarrë e po ndërmarrin qeveritë evropiane janë të ndryshme. Asnjëra nga to nuk vështron për të mosvepruar si kjo e Kosovës.

Për ta thënë të njëjtën gjë sërish tre muaj më pas:

Të reduktohet akciza në derivate.

Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat