Gjukanoviq: Rusia përdorë zbrazëtirat që la BE në Ballkan

Aktuale

Gjukanoviq: Rusia përdorë zbrazëtirat që la BE në Ballkan

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 14:37
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq deklaroi në këtë panel se shteti që ai drejton, mund të jetë mes vendeve të para që do t’i bashkohet BE-së, bazuar në kapitujt që po hapë dhe po diskuton.

“Por problem kryesor është BE-ja ka shumë pak entuziazëm për integrim të Ballkanit perëndimor”, tha Gjuklanoviq.

Sipas tij, kjo  reflekton edhe më shumë në rënien e interesimit dhe entuziazmin për integrim në vendet e Ballkanit perëndimor.

“Ata na akuzojnë ne, dhe janë palët e treta që fitojnë në këtë rast. Këto palë   përdorin këtë hapësirë”.

Gjukanoviq u shpreh se Rusia nuk synon të destabilizojë Ballkanin perëndimor, por përmes tij, synon ta  destabilizojë BE-në.

“Rusia do që ta ndalojë Ukrainën të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE”.

Ai tha se si rezultat I vëmendjes më të vogël të BE-së për Ballkanin perëndimor, atëherë ka edhe luftë hibride të Rusisë në rajon.

“Prandaj kemi edhe përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi”, rikujtoi ai.

Sa për iniciativën për “Ballkanin e Hapur”, dhe mosmarrëveshjet mes tij dhe kryeministrit Dritan Abazoviq, presidenti malazez dhe se vendi i tij është demokratik.

“Mund të kemi qëndrime të ndryshme mes presidentit, qeverisë e Kuvendit, por ajo që nuk ndryshon është integrimi në BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat