Adem Grabovci flet për vdekjen e nipit, ka një njoftim për të

Aktuale

Adem Grabovci flet për vdekjen e nipit, ka një njoftim për të

Nga: H.O. Më: 3 qershor 2022 Në ora: 17:45
Nazmi Grabovci

Ish deputeti i PDK-së, Adem Grabovci dje ka njoftuar se nipi i tij, Nazmi Grabovci ka ndërruar jetë.

Ai tha se po e përjeton rëndë vdekjen e tij, djalit të vëllaut dëshmor, ndërsa sot njofton për varrimin e tij.

Varrimi do të bëhet nesër, ditën e shtunë në varrezat e fshatit Saradran në Istog.

Postimi i plotë:

Njoftim Mortor!

NAZIT, nesër me datë 04.06.2022, ditë e shtunë, në ora 15:00 do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.

Bacat e mi dëshmor, Dinë e Xhafer, ju na mësuat të përballemi me dhëmbjen, por nuk na treguat se Nazmiu, do vij para meje tek ju, këtë nuk e prisja!

NAZMI (DINË) GRABOVCI, je dhëmbja e jonë, që na preku në asht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat