Hyseni: Sa i përket lirive fetare, Kosova qëndron më mirë krahasuar me shtetet tjera

Aktuale

Hyseni: Sa i përket lirive fetare, Kosova qëndron më mirë krahasuar me shtetet tjera

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 21:39
Flamur Hyseni

Ditën e djeshme DASH-i ka nxjerrë raportin që flet për liritë fetare në mbarë botën, duke përfshirë edhe Kosovë, e ku u specifikua që ka probleme të trashëguara në këtë aspekt. E në lidhje me këtë ka folur profesori universitar Flamur Hyseni.

Hyseni ka thënë se sa i përket lirive fetare në Kosovë ka një zbatim të mirë, sipas tij, vendi ynë qëndron më mirë krahasuar me shtetet tjera.

“Sa i përket lirive fetare, në përgjithësi në Kosovë ka një zbatim të mirë. Kushtetuta nuk ka probleme në këtë aspekt, ka përcaktuar standardet më të larta ndërkombëtare, sa i përket të gjitha kategorive të lirive themelore të drejtave të njeriut por veçanërisht çështjeve fetare sidomos lirisë së besimit dhe manifestimit të saj. Ka disa probleme të vogla të cilat krahasuar me shtetet e tjera Kosova qëndron më mirë”, tha ai.

Hyseni thotë se në të kaluarën, problemi kryesor ka qenë marrëdhëniet mes kishës dhe shtetit.

“Në të kaluarën edhe nga zanafilla e paraqitjes së shtetit në periudha të ndryshme, zakonisht ka qenë problemi kryesor i marrëdhënieve kishë – shtet, shtet kishë dhe marrëdhënieve besimtare dhe organizatë shtetërore dhe prandaj ky është një problem i trashëguar në gjithë botën, posaçërisht në Evropë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat