Kosova nuk e ka shumë të zhvilluar diplomacinë parlamentare

Aktuale

Kosova nuk e ka shumë të zhvilluar diplomacinë parlamentare

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 07:02
Qeveria e Kosovës - Foto nga arkivi

Opozita ka kritikuar mazhorancën për mos aktivizim të diplomacisë parlamentare, përderisa partitë në pushtet vlerësojnë se janë shtuar dinamikat, sidomos pas aplikimit në Këshillin e Evropës. Ndërkohë njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se Kosovës i mungon diplomacia parlamentare.

Kuvendit të Kosovës i mungon roli aktiv në politikën e jashtme. Këtë vlerësim kanë përfaqësuesit e opozitës, të cilët kërkojnë dinamizëm më të madh në politikën e jashtme. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë për Radio Kosovën se Kuvendi aktualisht nuk ka rol aktiv në politikën e jashtme. Por, ajo pret qëgjatë këtij viti do të jenë me aktivë në mënyrë qëKosova të bëhet anëtare e organizatave të ndryshme.

“Për momentin nuk është aq aktive sa duhet. Por,shpresoj që e kemi këtë vit përpara kur parlamenti duhet të jetë shumë aktiv në ndikimin dhe lobimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, theksoi Musliu-Shoshi.

Edhe anëtarja tjetër e Komisionit për politikë të jashtme, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënëse si komision nuk kanë agjendë të qartë sa i parket politikës së jashtme.

“Komisioni për Punë të Jashtme ende nuk e ka njëagjendë të çartë për lobim, tani edhe kur Kosova tash ka bërë disa nisma për anëtarësim në organizata tëndryshme. Duhet një bashkëpunim më i ngushtë meQeverinë për të lobuar për këto nisma”, ka thënëKadrijaj.

Por, deputeti i shumicës parlamentare, Haki Abazi ka thënë për Radio Kosovën se Parlamenti ka shtuar dinamikën e aktiviteteve, sidomos pas aplikimit tëKosovës në Këshillin e Evropës.

“Opozita është në të drejtën e vetë për të kritikuar, por ajo që është e qartë në anën tonë është një dinamizimme plan konkret sa i përket anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Aplikimi është bërë, ndërkaq tani jemi duke punuar intensivisht në të gjitha frontet”, tha ai.

Edhe njohësi i rrethanave politike në vend GurakuqKuçi ka thënë për Radio Kosovën se Kosova nuk e ka shumë të zhvilluar diplomacinë parlamentare.

“Sa i përket diplomacisë parlamentare, Kosova nuk e ka shumë të zhvilluar këtë çështje dhe nuk ka tentuar ta zhvillojë. E arsyet janë më shumë partiake, pasi qeveritë asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë projekt që tëpërfshihet edhe Kuvendi”, tha ai.

Sidoqoftë Kosova ende nuk e ka fituar liberalizimin e vizave dhe nuk është anëtare e ndonjë organizate tërëndësishme. Muajin e kaluar shteti ynë ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por kjo nismë e Kosovës nuk është në agjendë për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat