Alarmi i rrejshëm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detajet

Aktuale

Alarmi i rrejshëm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detajet

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 09:11
Foto arkiv

Të enjten në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, u raportua për mjet shpërthyes në një aeroplan, i cili më pas doli të jetë lajm i rremë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas raportimit, aeroplani me numër Ë68271 ka ateruar dhe janë kontrolluar të gjitha valixhet e udhëtarëve si dhe i gjithë aeroplani, por nuk ka pasur asgjë të dyshuar.

“Aeroport Adem Jashari, Lipjan, 02.06.2022 – 22:40. Është raportuar se në aeroplanin me nr.Ë68271 ka bombë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe pasi aeroplani ka ateruar janë kontrolluar të gjitha valixhet e udhëtarëve dhe aeroplani, por nuk ka pasur asgjë të dyshuar”, thuhet në raport.

Ndryshe, duhet theksuar më 17 dhe 18 maj, në Kosovë u raportua se ka pasur alarm për mjete shpërthyese në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në kryeqytet.

Informacioni për mjet shpërthyes në Rektorat ishte pranuar drejtpërdrejt në adresën elektronike të këtij institucioni, ndërsa informacioni për mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda” i kishte ardhur Policisë, e cila i evakuoi menjëherë nxënësit.

Të dy alarmet rezultuan të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat