Morina thotë gazetari Bardhyl Ajeti është vrarë nga grupe kriminale me rol të rëndësishëm në politikë

Aktuale

Morina thotë gazetari Bardhyl Ajeti është vrarë nga grupe kriminale me rol të rëndësishëm në politikë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 10:18
Bardhyl Ajeti

Në 17-vjetorin e vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, kolegu i tij, Idriz Morina tha se kjo vrasje ka qenë e karakterit politik.

Kryeredaktori i gazetës Bota Sot, Idriz Morina tha se ka ekzistuar një dëshmitar për vrasjen e Ajetit por se ai është larguar nga Kosova për shkak të presioneve.

Për më tepër Morina tha se gazetari Bardhy Ajeti është vrarë nga grupe kriminale të lidhura me politiken dhe se një pjesë e tyre po gjykohen në Hagë.

“Vrasjet e organizuara janë kryer me një lloj perfeksioni për humbjen e gjurmëve dhe ndoshta edhe frikësimin e dëshmitarëve. Në këtë rast ka pas një lloj dëshmitari, ka qenë vozitësi i kombit i cili e ka tërhequr nga Prishtina deri në vendin e atentatit Bardhylin, por që pas një kohë për shkak të presioneve është detyruar të ikë jashtë Kosovës, ta braktisë Kosovën.

Sigurisht ai diçka duhet të ketë pasur informacione, por të cilat ne nuk kemi arritur t’i posedojmë. Por, ajo që ne e dimë me siguri është se është një vrasje e karakterit politik e kryer nga grupe kriminale dhe një pjesë e atyre grupeve siç e dimë kanë qenë me rol të rëndësishëm politik dhe një pjesë e tyre po gjykohen në Hagë”, është shprehur Morina mbrëmë në emisionin “Info nata në Tëvë1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat