Pacolli uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Aktuale

Pacolli uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 19:21
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, me 78 vota pro, i dërgoj urimet e mia më të sinqerta Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri, z. Bajram Begaj.

Një emër i respektuar në Shqipëri me një bagazh dinjitoz ushtarak. Me shpresë dhe besim që do të punon mbarë e mirë në interes të vendit dhe qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Pacolli.

Begaj është zgjedhur pak më parë president i Shqipërisë me 78 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat