Milazim Krasniqi: Dy shtete që i ka bë Rusia, e poshtëruan në mënyrë spektakolare Lavrovin dhe Rusinë

Aktuale

Milazim Krasniqi: Dy shtete që i ka bë Rusia, e poshtëruan në mënyrë spektakolare Lavrovin dhe Rusinë

Nga: N. Sh. Më: 6 qershor 2022 Në ora: 11:54
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi thotë se në mënyrë spektakolare u poshtërua Sergei Lavrov dhe Rusia.

Kjo pasi disa shtete nuk lejuan fluturimin e Lavrovit në Serbi, një vizitë që e kishte paralajmëruar kohën e fundit.

Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë shtetet ballkanike që nuk lejuan fluturimin e tij, e këtyre shteteve i është bashkuar edhe Rumania.

Krasniqi thotë se dy shtete që e ndaluan vizitën e Lavrovit janë krijuar nga Rusia.

Postim i plotë i Milazim Krasniqit:

Poshtërim spektakolar për Lavrovin dhe Rusinë! Nuk e lanë të fluturojë mbi tre shtete ballkanike, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Dy prej tyre i ka bërë shtete Rusia.

Urbicidi dhe gjenocidi që po kryen Rusia në Ukrainë, u ka ardhë në maje të hundës të gjithëve. Përveç Serbisë.

Tash B.E. dhe SHBA duhet ta bëjnë zap rusofilinë patologjike të Serbisë. Qysh? Krejt lehtë: me izolim, me sanksione, me largim të firmave evropianë nga tregu serb, siç u larguan nga tregu rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat