“Veterani i vërtet nuk bëhet pjesë e klaneve mafioze”/ Gazmend Islami ka disa fjalë për protestën e sotme- ja ku devijuan veteranët në këto 20 vite

Aktuale

“Veterani i vërtet nuk bëhet pjesë e klaneve mafioze”/ Gazmend Islami ka disa fjalë për protestën e sotme- ja ku devijuan veteranët në këto 20 vite

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat dhe publicisti Gazmend Islami ka komentuar protestën e sotme të veteranëve për pagën minimale.

Islami ka thënë se veteranët janë vlera sublime e historisë së popullit tonë, por që struktura e tyre udhëheqëse devijoi dhe u kap nga PDK.

“Veteranët e UÇK-së, vlera sublime e historisë së popullit tonë! Por ku devijuan, të rreshtuar herët dhe të kapur strukturat udhëheqëse të saj nga PDK, e bënë që këta më shumë të merren me politik sesa me hallet e veteranëve! Për 20 vite heshtën sepse ishin të dëgjueshëm ndaj PDK-së, i bënë rreth 40 mijë veteran të rrejshëm dhe pa fije marrje dhe pa troh fytyre krekosen në media sesa janë duke punuar për veteranin e vërtet!”, shkroi Islami.

Ai potencoi se veteranët e vërtet meritojnë pension jo më pak se 400 Euro dhe se shteti duhet të pastroj listat e bandave që paguhen nga taksat tona, në emër të veteranit!

Veterani i vërtet nuk bëhet pjesë e klaneve mafioze dhe shërbëtor të politikave ditore!

Për pension të dinjitetshëm të veteranit! Kundër bandave të orkestruara nga partitë politike që veteranin e shohin vetëm si objekt për arritjen e qëllimeve politike!”, përfundoi Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat