Ngjarje tragjike në Prishtinë: Vdes 30 vjeçari pas rrëzimit të lisit nga era e fuqishme

Aktuale

Ngjarje tragjike në Prishtinë: Vdes 30 vjeçari pas rrëzimit të lisit nga era e fuqishme

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 15:51 Përditësuar në ora: 18:34 më 06.06.2022
Foto ilustrim

E dhimbshme, ky është i riu nga Podujeva që vdiq nga goditja e lisit

Një 30 vjeçar ka vdekur sot pasi i ra lisi përmbi në lagjen Pejton në Prishtinë.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë, në Prishtinë, një lis ka rënë duke i zënë dy persona përfundi.

30 vjeçari i cili vdiq sot në Prishtinë, pasi e zuri lisi është Erdin Haxhiu – Blakçori, nga Podujeva, njofton Llapi.info.

Përparim Rama reagon pas rastit tragjik në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në lidhje me rastin tragjik, ku humbi jetë një burrë dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e dëmeve nga stuhia.

Rama shpreh ngushëllime familjes së viktimës si dhe u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq.

Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

E konfirmon Policia: 30 vjeçari vdes pasi u zu nga lisi në Prishtinë

Një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi.

Këtë  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Po është konstatuar vdekja e tij”, tha shkurt ai.

Ky ishte njoftim i paraprak:

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Stuhia rrëzon lisin, mbytet 30-vjeçari

Një lis i rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës ka lënë të vdekur një 30-vjeçar.

Policia njofton se nga rrëzimi i tij është lënduar edhe një grua e së njëjtës moshë, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Një lis i rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës ka lënë të vdekur një 30-vjeçar.

Policia njofton se nga rrëzimi i tij është lënduar edhe një grua e së njëjtës moshë, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

--------------

Një person ka mbetur i vdekur para pak qastesh si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinës.

Sipas burimeve, era e fuqishme ka rrëzuar një lisë, i cili e ka zënë kalimtarin në kryeqytet. KosovaPress do t’iu mbaj të informuar rreth kësaj ngjarjeje. 

“ Ata ishin burrë e grua, ai vdiq, kurse gruaja është në gjendje të rënd dhe e ka boshtin kurrizor të këputur dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Aty janë dëmtuar edhe dy vetura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat