Sejdiu: Kosova nuk duhet të lazdrohet se “Amerika s’ka qare pa na mbrojt”

Aktuale

Sejdiu: Kosova nuk duhet të lazdrohet se “Amerika s’ka qare pa na mbrojt”

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 08:53
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se e rëndësishme për Kosovën dhe vendet e rajonit është që të ketë lëvizje drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kjo, pasi që sipas tij më pas shfaqen kritere të reja për anëtarësim në këto organizata ndërkombëtare.

“Për ne është e rëndësishme që të ketë një ecje një lëvizje edhe për Serbinë e Kosovën edhe për vendet rajonit drejt Bashkimit Evropian dhe NATO sepse janë kritere të reja pastaj dhe kornizë e re e raporteve që të obligojnë”, tha Sejdiu.

Kurse, sa i përket mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, Sejdiu thotë se “s’duhet të lazdrohet duke menduar se Amerika nuk e ka qare pa na mbrojt”.

“E para duhet të them dy gjëra. E para rrethanë lehtësuese është se SHBA kanë strategjinë e tyre afatgjatë të zhvillimit të politikave dhe nuk luan rol një gjeneratë dhe një gjeneratë. Në radhë të parë, mbrojnë vetveten por në pjesën e mbrojtjes së vetvetes është e interesit të përgjithshëm strategjik të ‘bllokut të miqësisë’ në vendet në pozicionin apo hapësirat tepër të rëndësihsme gjeostrategjike. Kjo është një faktor që s’duhet që ne të lazdrohemi dhe jo Amerika nuk ka qare pa na mbrojtë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat