Protesat e OVL-UÇK-së/ Avdyli: Partitë që po qajnë me lot krokodili, kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me atë të veteranëve

Aktuale

Protesat e OVL-UÇK-së/ Avdyli: Partitë që po qajnë me lot krokodili, kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me atë të veteranëve

Nga: A.SH Më: 7 qershor 2022 Në ora: 14:15
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka reaguar në lidhje me protestën e veteranëve që e mbajtën të hënën me kërkesën për rritje të pagës.

Ai ka thënë se partitë që po qajnë me lot krokodili kanë qenë ata të cilët, në vitin 2017 kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me pagën e veteranëve.

Sipas tij, partitë nuk e kanë hallin te paga e veteranëve por te kaosi dhe jostabiliteti politik.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë veteranë, partitë që po qajnë me lot krokodilli për pagën e ulët të veteranëve, në vitin 2017 kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me pagën e veteranëve.

Sot, 23 vjet pas çlirimit edhe shtiren solidar por kuptoni se nuk e kanë hallin e pagës së veteranëve por qëllimi mbetet kaosi dhe jostabiliteti politik. Disa parti duke bllokuar pagën minimale për mbi 100.000 punetor të sektorit privat, e duke iu hyrë ne hak kategorisë më të shkelur në Kosovë, mbesin me shpresë që duke nxitur anarki e pakënaqësi, të vijnë prapë në pushtet .

Për më shumë lexoni artikullin më poshtë, kuptone të vërtetën dhe vlerësoni drejtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat