Profili i dyshimtë i blerësit të ri të Ferronikelit/ Nga lidhja me kokainën deri te afërisa me Erdoganin - këto janë detajet

Aktuale

Profili i dyshimtë i blerësit të ri të Ferronikelit/ Nga lidhja me kokainën deri te afërisa me Erdoganin - këto janë detajet

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 17:23
Robert Yuksel Yildirim

Gjigandi “Ferronikel”, ka ndërruar pronarë. Miliarderi turk ka blerë fabrikën që është prodhuesi më i mëdhenj të ferronikelit në Evropë, e cila gjendet në komunën e Drenasi. Gazeta sjell profilin e biznesmenit që bleu “Ferronikelin”, lidhjet e tij me Erdoganin dhe historin që e lidh atë me kokainën

Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, është blerësi i kompanisë “NewCo Ferronikeli”, e cila gjendet në Drenas.

Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it që zotëroheshin nga grupi BALFIN, janë blerë nga grupi YILDIRIM.

“YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë ‘NeëCo Ferronikel’-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të grupit YILDIRIM”, thuhet në komunikatën zyrtare që njofton blerjen e “Ferronikelit”.

“Me këtë rast, dega e grupit YILDIRIM, YILDAMIN Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve. Kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të kromit me kualitet të lartë dhe sektorin minerar”, thuhet më tej në komunikatë.

Fuqia e kompanisë që bleu Ferronikelin

Kompania që ka blerë “Ferronikelin”, YILDIRIM Group është një biznes në pronësi familjare, me 100% të aksioneve.

Kjo kompani turke është themeluar në vitin 1963, nga Garip Yıldırım, por që nga viti 2018, menaxhohet nga vëllezërit Ali Rıza Yıldırım dhe Robert Yüksel Yıldırım.

Kompania është zgjeruar vazhdimisht përmes filialeve të reja dhe aktiviteteve që nga themelimi i tij. Tani YILDIRIM Group është rritur duke u bërë forcë globale me bazë në Stamboll, por që operon në 53 vende në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 16,000 njerëz.

Kjo kompani tashmë zotëron edhe fabrika të prodhimit të Koksit Metalurgjik me Fosfor të Ulët në Kolumbi, si dhe një fabrikë metalurgjike të Ferrovanadiumit dhe Ferromolibdenit në SHBA.

YILMADEN Holding ka të punësuar në tetë vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. Kompania eksporton produktet e saj në më shumë se 100 vende të botës, përmes më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes, të vendosura gjithandej botës.

Me selinë qendrore në Stamboll të Turqisë, Grupi YILDIRIM është një prej grupeve të angazhuara në sektorët e industrisë dhe infrastrukturës, që ka rritjen më të shpejtë në nivel global.

“Grupi industrial botëror ka një prodhimtari të diversifikuar mirë, duke qenë aktiv në nëntë sektorë globalisht: kryesisht në sektorin e metaleve dhe minierave, operimin dhe menaxhimin e porteve, fertlizuesve dhe kemikaleve, energjisë, transportit dhe logjistikës, investimeve financiare dhe pronave private”, thuhet më tej në komunikatë.

Image
Robert Yuksel Yildirim dhe Erdogan

Duke operuar në fushat e minierave, porteve, anijeve, energjisë, plehrave, kimikateve, ndërtimit industrial, ndërtimit të anijeve dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, flamuri i Yıldırım Holding është në 22 porte.

Përveç Yılport Holding, të cilin e menaxhon me vëllain e tij Mehmet Yıldırım dhe vëllain Ali Rıza Yıldırım, Robert Yüksel Yıldırım shërben edhe si kryetar i bordit të Samsunporit.

Kush është në krye të gjigandit turk që bleu “Ferronikelin”, si ia le vetës emrin Robert?

Robert Yuksel Yildirim, njeriu që është në krye të kompanisë gjigande turke, dhe ka një histori interesante të emrit.

Familja e tij, që kishte migruar nga Sivas në Samsun, ndërkohë ishte rikthyer si familje në një gjigant i menaxhimit të porteve shumë miliardë dollarësh. Kjo familje ka nën menaxhim 22 porteve apo terminaleve në 10 vende me përjashtim të Turqisë.

Yüksel Yıldırım, ka lindur në Sivas në vitin 1960. Emrin e tij të parë “Robert” ia vuri vetes në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1989, pasi u diplomua në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Teknik të Stambollit, raporton Insajder, përcjell "Bota sot".

Për historinë e emrit “Robert”, foli vetë ai gjatë një interviste në vitin 2016. Thotë se zgjodhi këtë emër për të hyrë më lehtë në punë në Shtetet e BAshkuara të Amerikës.

“Ndërsa studioja për inxhinieri mekanike në SHBA, studioja dhe punoja. Megjithatë, për shkak të aplikimeve për punë që bëra si ‘Yüksel Yıldırım’, askush nuk më jepte punë. Miqtë kinezë dhe indianë më dhanë një ide”.

“Unë nuk isha shtetas amerikan. Nuk kisha leje qëndrimi, ky ishte problemi kryesor. Kinezët më thanë se ndryshuan emrat e tyre. Ata thanë, ‘Kur ne ndryshojmë emrin, ata mendojnë se jemi kinezo-amerikanë’.

“Unë thashë: ‘Do ta provoj edhe unë. Mora para meje listën e themeluesve të kompanive në Silicon Valley dhe zgjodha një emër. Shumica e kishin emrin Robert. Kur zgjodha emrin Robert dhe dërgova CV-në time si Robert Yuksel Yildirim, më erdhën ofertat për intervistë”, tha ai duke shpejguar pse zgjodhi këtë emër.

Kështu pati sukses dhe filloi të punoj për një kompani japoneze.

Thotë se mandej edhe ligjerisht ia vendosi vetes emrin dhe vazhdoi punën si “Robert Yuksel Yildirim.”

Image
Foto ilustrim

Kompania që e drejton “Roberti” përfshirë në drogën në Ekuador

Familja Yıldırım, është kthyer në një gjigant portual shumë miliardë dollarësh. Ajo zyrtarisht ka marrë nën  menaxhim 22 terminale në 10 vende me përjashtim të Turqisë, në 20 vitet e fundit.

Në vitin 2016, raportohet se Yılport fitoi të drejtat e funksionimit të Portit Puerto Bolivar në Ekuador, fqinji jugor i Kolumbisë, një qendër droge në Amerikën e Jugut, pa paguar asnjë cent.

Kompania gjigande YILDIRIMI, sic raportojnë mediat turke është biznes i afërt me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Madje me 5 shkurt 2016 sic raportojnë mediat, Robert Yuksel Yildirim mori pjesë në delegacionin zyrtar gjatë vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdoganit në Ekuador.

Marrëveshja për portin u nënshkrua gjatë takimeve të kreut të AKP-së dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin e Ekuadorit, Kito me këtë datë.

Pikërisht në Portin e Bolivarit të Ekuadorit, në gusht 2020, 540 kilogramë kokainë u kapën në një kontenier brenda anijes që erdhi nga Brazili dhe u ankorua në portin Yılport në Kocaeli Dilovası.

Anija e mallrave sipas raportimeve, që po lundronte drejt Turqisë nga Porti Puerto Bolivar, ishte pjesë e një skene të operacionit ndërkombëtar për narkotik. Ndërsa në një kontenier të ngarkuar me banane u sekuestruan 616 pako (600 kilogramë) kokainë.

Kompania Yılport Holding, u mundua të arsyetohet duke thënë se nuk kanë asnjë përgjegjësi për drogën.

“Përgjegjësia jonë ishte e kufizuar në ngarkimin dhe shkarkimin e ngarkesave nga anija”

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, operatorët portualë janë financiarisht dhe ligjërisht përgjegjës për çdo transaksion në zonën pa doganë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat