Selmanaj reagon për pagën minimale: Qeveria e ka obligim që të kujdeset për të gjitha shtresat shoqërore

Aktuale

Selmanaj reagon për pagën minimale: Qeveria e ka obligim që të kujdeset për të gjitha shtresat shoqërore

Nga: M.L. Më: 7 qershor 2022 Në ora: 17:33
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, konsideron se lagrimi nga përfitimi përmes pagës minimale për vetreanër dhe personat me aftësi të kufizuar është i papranueshëm dhe anti njerëzor.

Selmanaj në një postim në Facbook ka bërë thirrje që të reagohet ndaj papërgjegjësisë.

Postimi i plotë:

Largimi nga përfitimi që vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale për veteranët e luftës, personat e verbër, personat me paralizë totale dhe personat me paralizë të pjesëshme (gjysmën e poshtme të trupit), është e papranueshme dhe anti humane.

Si qytetarë dhe shoqëri duhet të reagojm ndaj papërgjegjësisë dhe paditunisë qeveritare.

Qeveria dhe institucionet e zgjedhura e kanë obligim që të kujdesen për të gjitha shtresat shoqërore dhe kurrsesi të punojnë e veprojnë kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat