LIVE: ​Nënshkruhen katër marrëveshje në “Ballkanin e Hapur”/ Rama: Kosova është sovrane, respektoj vendimin e tyre

Aktuale

LIVE: ​Nënshkruhen katër marrëveshje në “Ballkanin e Hapur”/ Rama: Kosova është sovrane, respektoj vendimin e tyre

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 10:55 Përditësuar në ora: 16:19 më 08.06.2022
Liderët rajonalë, pjesëmarrës në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër.

Vuçiq: Rama lider, pa të nuk do ekzistonte Ballkani i Hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kthyer nderin Edi Ramës, për përkushtimin që ka treguar për vazhdimin e nismës së Ballkanit të Hapur.

‘Falënderoj Ramën, i cili ka qenë gjithmonë i fuqishëm. Edhe kur i është kërkuar të heqë dorë nga Ballkani i Hapur, ka treguar vendosmëri që të vijojë ta bëjë. Pa përkushtimin e tij, Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte’, tha Vuçiç në konferencën për mediat pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 ‘Ballkani i Hapur lindi si ideja e tre njerëzve, por sot është i gjithmonë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish në Ohër me makinë dhe të kalosh doganën, për të parë ndryshimin, ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur, që për të gjithë ata që transportojnë produktet e djersës së tyre do të thotë një çlirim i madh’, tha Edi Rama.

Ai i bëri edhe një herë tjetër thirrje Kosovës t’i bashkohet nismës.

Ballkani i Hapur as nuk ndalet, as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe do të vijojmë të jemi këtu’.

​Katër marrëveshjet e nënshkruara sot në “Ballkanin e Hapur”

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar katër marrëveshje të bashkëpunimit sot në Ohër.

Tri shtetet nismëtare të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar marrëveshjen për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Muaj më parë tri shtetet kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që sipas tyre lehtësojnë barrierat tregtare.

Në Samitin e Ballkanit të hapur u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore, si më poshtë:

-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

​Nënshkruhen katër marrëveshje në “Ballkanin e Hapur”

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar katër marrëveshje të bashkëpunimit sot në Ohër.

Tri shtetet nismëtare të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar marrëveshjen për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Muaj më parë tri shtet kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që sipas tyre lehtësojnë barrierat tregtare.

Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës energji elektrike në këmbim të linjitit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Ohër se do t’i ofrohet Kosovës një marrëveshje, ku në këmbim të linjitit Kosovës do t’i ofrohet energji elektrike.

Vuçiq ka thënë se opsion tjetër është pagesa me para e linjitit.

“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike.

Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Ohër, ku po mbahet Samiti për “Ballkanin e Hapur”, raporton Tanjug.

​Refuzimi për “Ballkanin e Hapur”, Rama: Kosova është sovrane, respektoj vendimin e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se respekton vendimin e Kosovës për t’u mos u përfshirë në “Ballkanin e Hapur”.

Në një konferencë për medie për gazetarët shqiptarë, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Rama tha se Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet. Sipas tij, vendin bosh të Kosovës nuk e zë dhe mbush askush në “Ballkanin e Hapur”.

Rama: Kosova është sovrane, respektoj vendimin e Kosovës për të lënë vendin bosh në “Ballkanin e Hapur

“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet, për vendin e vet. Vendi për Kosovën për tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot, nëse nuk e mbush vet Kosova. Unë nuk dua të them asgjë më shumë, pasi çka kam pasur për të thënë iu kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh, e respektoj”, tha ai.

Megjithatë, duke iu kundërpërgjigjur kritikave, Rama theksoi se të thuash se “Ballkani i Hapur” është projekt i Rusisë, është njësojë sikur të thuash Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e re.

Rama: Të thuash se Ballkani i Hapur është projekti i Rusisë është njësojë sikur të thuash BE-ja është Jugosllavia e re

“Të thuash se Ballkani i Hapur është projekti i Rusisë është njësojë sikur të thuash se Bashkimi Evropian është Jugosllavia e re”, tha ai.

Krahas këtyre, Rama bëri të ditur se në një të ardhme të afërt do të ketë një panair të madh në Beograd, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, derisa theksoi se në fokus do të jetë edhe e ardhmja energjetike.

​Rama: Më parë merrja kurajo nga BE, tani me vjen keq për ta

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur për integrimin dhe zvarritjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka thënë se nuk do të përgatiten më për një ngjarje të tillë që ai e quajti ‘dasmë’. Rama ka thënë se e kanë të qartë rrugën në të cilën shkojnë dhe sipas tij do të ndërtojnë Evropën brenda Ballkanit dhe kur Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm t’i pranojë ata do jenë gati.

Në samitin e “Ballkanit të Hapur”, Rama ka thënë se evropianë nuk i bënë Bashkimi Evropian.

Rama: Sa herë afrohet Këshilli Evropian përgatitemi si për dasmë

“Dy fjalë për Bashkimin Evrop9ian dhe për këtë ‘dasmën’ e radhës, them ‘dasmë’ sepse sa herë afrohet ky Këshilli Evropian është njësoj sikur përgatitemi për dasmë. E kam thënë edhe më përpara, Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë, nëse do të ndodhi dasma do të shkojmë me rrobat e rastit, nuk do të vishemi e zbukurohemi, nuk do të porosisim orkestrën më të mirë, nuk do të shpenzojmë për të bërë banketin më të madh në pritje që të vijnë krushqit dhe në fund fare ngelem i vetëm me nusen në derë sepse nuk vjen dhëndër që ta marrë”, ka thënë Rama.

Rama i ka thënë Maqedonisë së Veriut që është koha t’i japin fund stresit për hapjen e negociatave.

Rama: Është koha t’i japim fund stresit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Por ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë, ne do ta ndërtojmë Evropën këtu, çka do të thotë duhet të ndërtojmë këtu sistemet tona të funksionimit të shtetit, të ekonomisë, gjithçka tjetër dhe pastaj kur ata do të duan ta bëjnë dasmën ne jemi gati. Prandaj u them miqve të Maqedonisë së Veriut, mos e merrni me kaq stres këtë punën e dasmës, se na futet edhen e stresin sa herë vijmë këtu ju shohim të mërzitur që prapë nuk do të ju marrë njëri, nuk ju marrin, ka mbaruar kjo punë, ka dalë Bullgaria.. Është koha t’i japim fund këtij stresi, na u hapën apo nuk na u hapën, na erdhe - nuk na erdhën, na duan - nuk na dua, rëndësi ka që ne bëjmë këtu gjërat dhe pastaj edhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën që e ka gjetur tani që lozë atje, do ta hedh këtë kukull do të gjejë një kukull tjetër dhe aty pastaj do të hapen edhe këto negociatat se këtu kulmi është që bëhet fjalë për të hapur bisedën, nuk bëhet fjalë për të mbyllur bisedën. Biseda do të mbyllet kur kryeministri aktual i Bullgarisë të jetë gjysh duke i shkruar kujtimet”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se Ballkani është në mes të Evropës dhe që ata nuk i bën evropianë Bashkimi Evropian.

Rama: Evropianë jemi vetë, nuk na bënë BE-ja

“Dikur kur shkoja në Bruksel, shkoja që të merrja kurajo nga ata, tani kur shkoj në Bruksel, më duket sikur do t’u jap kurajo atyre, sinqerisht. Dikur me dukeshin ata në kulmin e formës, sot sikur më vjen keq kur i shoh atje. Kështu që shkojmë atje, u japim pak energji dhe atyre se Ballkani nuk vdes, po ky i ‘hapuri’, aq më pak vdes. Kështu që sido që të rrotullohet bota, Ballkani këtu do jetë. Kam dhe një lajm për ju, Serbia nuk do të ikë në ndonjë planet tjetër, Maqedonia e Veriut jo e jo, as Bosnja nuk do iki, do rrijë këtu në Ballkan, do të vazhdojë të ziejë nga brenda, por aty është. Ne shqiptarët s’kemi ku shkojmë se këtu jemi, kështu që Bashkimi Europian me të parë e me të bërë, por ne jemi këtu mes Evropës dhe ne ‘B-e’ na bëjnë ata, po ne “E”-në europian e kemi vetë”, tha ai.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende janë në pritje të vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave.

​Varhelyi: Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë, mundësi e mirë për përshpejtimin e integrimit në BE

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se nisma Ballkani i Hapur është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.

Në fjalët e tij, gjatë samitit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut, Varhelyi tha se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë, sidomos në rrethanat aktuale, pas agresionit rus në Ukrainë.

Varhelyi: Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë

“Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë dhe më vjen mirë që sot shohim si nënshkruhen marrëveshjet. Po ashtu i shohim rezultatet që marrëveshjet paraprake dëshmuan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të situatës që gjendemi, në luftën në Ukrainë. Tash më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, tha ai.

Mbështetje Ballkanit të Hapur i ofroi edhe përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por tha se i njëjti duhet t’i përfshijë gjashtë shtetet e rajonit në nivel të njëjtë.

Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik, jo politik

I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështesin të gjitha iniciativat për afrim ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Ai duke folur para pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër te Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo iniciativë duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e rajonit.

Secila iniciativë duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë. “Ballkani i Hapur” është iniciativë e shkëlqyeshme, që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Escobar.

Përkrahim liderët e kësaj iniciative që të bashkëpunojnë me në tregun e përbashkët. Ju mbështesim  që kjo iniciativë të jetë ekonomike. Nuk është projekt politikë, me rëndësi që është të ngelet projekt ekonomik”.

Escobar ka theksuar se mbështesin të gjitha iniciativat rajonale ekonomike, jo vetëm “Ballkanin e Hapur”.

Varhleyi: “Ballkani i Hapur” s’është ide e ShBA-së, as e BE-së, por ka dalë nga vet rajoni

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e nisur nga vet rajoni, dhe jo nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në samitin e sotëm në Ohër, ai ka deklaruar se kjo nismë e qon Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” nuk është vetëm e mirë, por ajo është mundësi me të cilat përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi edhe për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së nëse e kryejmë punën, dhe do të duhej të përshpejtojë edhe integrimin real të rajonit në BE e them këtë sepse kur flasim për aderimin në BE më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociuese, flasim për nonpaper e kështu me radhë”.

Por të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë në BE apo për njerëzit e Ballkanit. Pyetja kyçe e qytetarëve të Ballkanit është kur do të jetojmë siç jetojnë në Evropë? Kur do t’i kemi mundësitë e njëjta ekonomike dhe shoqërore si i kanë njerëzit në BE? Integrim i vërtet fillon me ekonominë dhe shoqërinë, isha i kënaqur kur e dëgjova minishengen që del nga rajoni. Kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, sepse rajoni e bëri këtë ide, nuk ishte ShBA dhe ne, por vet rajoni. Ata e shpikën këtë ide, të jem i drejt filluam ta shfrytëzojmë këtë ide”,ka thënë Varhleyi.

Abazoviq: Shpresojmë që nesër të jemi 6 shtete në ‘Ballkanin e Hapur’

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ripërsëritur thirrjet që edhe Kosova ti bashkohet nismës së ‘Ballkanit të Hapur’, duke thënë se çdo nisje që mund të sjellë progres, do të ketë mbështetjen e Malit të Zi.

Politikat e fundit, politikat e historisë, politikat e theksimit të konflikteve të vazhdueshme, kjo na ka mbajtur ku jemi tani. Detyra jonë është që të bëjmë diçka që ta ndryshojmë këtë”, tha Abazoviq.

Shpresojmë që nesër të jemi 6 persona, pavarësisht nga nisma apo tema”, tha Abazoviq, duke asocuar me mungesën e Kosovës në këtë nismë.

“Kur kemi liderë që shkojnë në Bruksel dhe flasin kundër njëri tjetrit, pa qenë të aftë të rregullojnë edhe një problem të vogël, ne krijojmë kushte që të jemi sa më larg BE-së” .

Nëse dikush mendon që vetë mund ti plotësoj të gjitha nevojat në shekullin 21, në vitin 2022, atëherë ne atij i urojmë fat, por ajo politikë nuk bën”.

Ne në Ballkanin Perëndimor meritojmë një histori që do ti tregojë të mirat tona. Të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim njëri tjetrit. Kjo është mënyra e vetme që të ndryshojmë të ardhmen e vendeve tona”.

Pres që me kryeministrin e 6-të të Kosovës, të vini në Mal të Zi dhe të bisedojmë për iniciativat e përbashkëta”.

Ideja e ballkani të hapur nuk duhet të shihet si ide e politikanëve, kjo është një ide për qytetarët dhe bizneset”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat