Abazoviq: Shpresojmë që nesër të jemi 6 shtete në ‘Ballkanin e Hapur’

Aktuale

Abazoviq: Shpresojmë që nesër të jemi 6 shtete në ‘Ballkanin e Hapur’

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 11:41 Përditësuar në ora: 12:24 më 08.06.2022
Dritan Abazoviq

Abazoviq fton Kurtin në Mal të Zi: Politika e së ardhmes është ajo e pajtimit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se asnjë nismë për bashkëpunim ekonomik në Ballkanin Perëndimor nuk do ta shohin si armiqësore.

Abazoviq, në cilësinë e vëzhguesit të Ballkanit të Hapur, sot në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se politika e së ardhmes është e pajtimit dhe progresit.

Ai i ftoi të gjithë liderët rajonal, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të vizitojnë Malin e Zi dhe të diskutohet për nismat e përbashkëta të bashkëpunimit.

“Politika e së ardhmes është politika e pajtimit, progresit, përparimit dhe respektimit të ndërsjellë. Prandaj dua të them se i keni duart e zgjatura nga Qeveria e Malit të Zi për të nxitur të gjitha nismat që nënkuptojnë progres të përgjithshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor që asnjë nismë nuk do të shikojmë si armiqësore. Përkundrazi, si mekanizëm që mund të na ndihmojë të kemi efekt dhe të jemi pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian... Të gjitha vendet dhe liderët e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseardhur në Mal të Zi. Pres që në këtë strukturë edhe me kryeministrin e gjashtë të Kosovës që të vini në Mal të Zi dhe së bashku të flasim për nismat e përbashkëta”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija, tha se komuniteti i biznesit dhe qytetarët boshnjakë e mbështesin “Ballkanin e Hapur”, mirëpo, ende s’ka konsensus politik për t’iu bashkuar kësaj iniciative rajonale.

“Bosnja Hercegovina për fat të keq nuk ka konsensus për projektin e ‘Ballkanit të Hapur’. S’ka përgjigje serioze pse, s’ka as përgjigje negative. Thjesht është një heshtje. Nëse kemi iniciativë të shkruar, ajo qëndron në sirtarë të atyre që vendosin. Sipas meje, shkaqet janë një pjesë e paragjykimeve të kaluara, kush është propozues i kësaj iniciativë, kush do të përfitojë, a është kjo iniciativë për Ballkanin Perëndimor, apo Bashkimin Evropian, ka pasur edhe ndikime politike të grupacioneve të caktuara që vlerësonin se ai do të ishte një mossukses nëse kjo iniciativë do të ishte pranuar... Unë jam këtu se e di se i gjithë komuniteti i biznesit në Bosnje e mbështet projektin e ‘Ballkanit të Hapur’”, tha ai.

-----------------

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ripërsëritur thirrjet që edhe Kosova ti bashkohet nismës së ‘Ballkanit të Hapur’, duke thënë se çdo nisje që mund të sjellë progres, do të ketë mbështetjen e Malit të Zi.

“Politikat e fundit, politikat e historisë, politikat e theksimit të konflikteve të vazhdueshme, kjo na ka mbajtur ku jemi tani. Detyra jonë është që të bëjmë diçka që ta ndryshojmë këtë”, tha Abazoviq.

“Shpresojmë që nesër të jemi 6 persona, pavarësisht nga nisma apo tema”, tha Abazoviq, duke asocuar me mungesën e Kosovës në këtë nismë.

“Kur kemi liderë që shkojnë në Bruksel dhe flasin kundër njëri tjetrit, pa qenë të aftë të rregullojnë edhe një problem të vogël, ne krijojmë kushte që të jemi sa më larg BE-së” .

“Nëse dikush mendon që vetë mund ti plotësoj të gjitha nevojat në shekullin 21, në vitin 2022, atëherë ne atij i urojmë fat, por ajo politikë nuk bën”.

“Ne në Ballkanin Perëndimor meritojmë një histori që do ti tregojë të mirat tona. Të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim njëri tjetrit. Kjo është mënyra e vetme që të ndryshojmë të ardhmen e vendeve tona”.

“Pres që me kryeministrin e 6-të të Kosovës, të vini në Mal të Zi dhe të bisedojmë për iniciativat e përbashkëta”.

“Ideja e ballkani të hapur nuk duhet të shihet si ide e politikanëve, kjo është një ide për qytetarët dhe bizneset”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat