​Nënshkruhen katër marrëveshje në “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

​Nënshkruhen katër marrëveshje në “Ballkanin e Hapur”

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar katër marrëveshje të bashkëpunimit sot në Ohër.

Tri shtetet nismëtare të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar marrëveshjen për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Muaj më parë tri shtet kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që sipas tyre lehtësojnë barrierat tregtare.

Kujtojmë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se respekton vendimin e Kosovës për t’u mos u përfshirë në “Ballkanin e Hapur”.

Në një konferencë për medie për gazetarët shqiptarë, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Rama tha se Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet. Sipas tij, vendin bosh të Kosovës nuk e zë dhe mbush askush në “Ballkanin e Hapur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat