Do të intervistohet nga Komisioni për Energjinë/ Flet Agim Çeku

Aktuale

Do të intervistohet nga Komisioni për Energjinë/ Flet Agim Çeku

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:01
Agim Çeku

Një nga emrat që Komisioni Hetimor për Energji (2006-2022), do ta ftojë për intervistim është edhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.

Për këtë çështje, ka pyetur Çekun nëse do t’i përgjigjet kësaj feste.

“Po, normal, pse jo”, tha ai.

Ish- kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka thënë se nuk ka pasur keqpërdorime sa ishte ai në pozitë.

“Jo nuk besoj që ka pasur keqpërdorime”, tha ai shkurtimisht.

Çeku shtoi se nuk ka qenë në dijeni për ftesën e Komisionit Hetimor për Energji për periudhën 2006-2022.

Komisioni po ashtu ka ftuar për intervistë, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

Ndërkohë, në nivel të ministrave do të ftohen Besim Beqaj, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Fadil Ismaili, Valdrin Lluka, Muharrem Nitaj e Justina Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat