Kryeziu: Kosova s’mund të jetë në “Open Balkan” derisa Serbia ka këtë qasje

Aktuale

Kryeziu: Kosova s’mund të jetë në “Open Balkan” derisa Serbia ka këtë qasje

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:48
Taulant Kryeziu

Njohësi i politikës së jashtme, Taulant Kryeziu tha se Kosova nuk mund të jetë në nismën “Ballkani i Hapur” me Serbinë, pasi kjo e fundit po synon t’ia rrënojë subjektivitetin ndërkombëtar shtetit kosovar.

Ai theksoi se Kosova duhet të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është çështja e rolit që ka Serbia në krejt këtë proces. Nëse ne analizojmë atë që e tha ministri i jashtëm Sergey Lavrov, mund ta kuptojmë që një iniciativë e tillë nuk duhet të jetë thelbi i shqetësimit të politikës së jashtme të Kosovës. Kosova duhet të mendojë për bashkim rajonal për marrëdhëniet e mira fqinjësore. Kosova duhet të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendoj që çdo gjë po lidhet me procesin e dialogut, kjo sepse nuk mund të jesh pjesë e Open Balkan me Serbinë e cila çdo ditë synon ta rrënojë fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Pra, paska ardhur puna me u bo pjesë e Open Balkan e cila në vetvete është duplifikim i krejt iniciativave, projekteve të cilat janë të parapara edhe brenda tregut unik rajonal”, tha ai.

Në takimet e mbajtura sot në Ohër të Maqedonisë sa i përket Ballkanit të Hapur, Kosova nuk ka qenë e përfshirë në këtë proces.

Ndryshe, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar katër marrëveshje të bashkëpunimit sot në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat