Nga sot “Kulti i Dionizit”, prezantohet si dhuratë zyrtare nga Komuna e Istogut

Aktuale

Nga sot “Kulti i Dionizit”, prezantohet si dhuratë zyrtare nga Komuna e Istogut

Nga: M.L. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Klubi Alpin Podguri ka njoftuar se nga sot e tutje Komuna e Istogut do të prezantojë si dhuratë emblemën e hyjit pagan ilir, të rrushit dhe verës, “Kulti i Dionizit”, artefakt ky, i gjetur në vitin 2007 në fshatin Vrellë.

Sipas njoftimit, “Kulti i Dionizit” prezanton njërën nga veprimtaritë themelore, që popullata iliro-dardane e kishte veprimtari ekonomike, kultivimin e hardhisë së rrushit.

Artefakti gjendet në Muzeun e Kosovës, si njëra ndër vlerat e çmuara të trashëgimisë arkeologjike.

“Ideja e Klubi Alpin Podguri ka qenë që kjo figurë artistike e gdhendur në gur, nga skulptori Butrint Morina, të jetë njëra ndër dhuratat e çmuara që do t’iu dhuruohet turistëve, mysafirëve dhe dashamirëve që do të vijnë ta vizitojnë Komunën e Istogut, pasiqë një gjë e tillë na ka munguar deri më tani, e që më anë të saj ne e pasurojmë dhe dëshmojmë të kaluarën tonë.

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur të realizohet pa miratimin e Kryetarit tonë të dashur z. Ilir F. Ferati. Përkrahja e tij e forte, na bën që ne të punojmë dhe ta ngrisim komunën tonë në hartat turistike ndërkombëtare, që Komuna e Istogu të vizitohet me kurreshtje nga turistë të huaj dhe vendor, si një ndër qytet me trashëgimi të pasur arkeologjike, ende të pa njohur për rajonin dhe më gjerë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë nga Klubi Alpin Podguri:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat