Kusari-Lila: Kosova s’ka nevojë për një nismë që e sjell në situatën ku është palë e pabarabartë

Aktuale

Kusari-Lila: Kosova s’ka nevojë për një nismë që e sjell në situatën ku është palë e pabarabartë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:39
Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që nisma rajonale “Ballkani i Hapur” e sjell Kosovën si një palë jo të barabartë.

Kusari-Lila në një intervistë në Rubikon, tha që ideja e “Ballkanit të Hapur”, që nga fillimi  është prezantuar një njëfarë forme si “hidhërim ndaj moshapjes së negociatave për Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Parimi i njëjtë ka mbetur në raport me “Ballkanin e Hapur”, i cili filloi me emra të ndryshëm siç e dimë prej “Mini-Shengenit”, por që krijimi i mekanizmave të ri në raport me bashkëpunimin rajonal, pa u përmbyll ose pa u kry proceset e integrimit të atyre iniciativave të mëhershme të nisura, nuk e bën që kjo e fundit të arsyetojë apo të jetë diçka ndryshe në raport me Kosovën”.

“Në fakt, ato nismat tjera kanë pasë shumë më tepër kredibilitet. Kosova mbetet e përkushtuar bashkëpunimit rajonal në tregun e përbashkët rajonal, atë që ka filluar si Procesi i Berlinit që gjithashtu i përfshin katër liritë”.

“Tek ideja e “Ballkanit të Hapur” së fundmi është vërejtur më tepër prej fillimit kur është prezantuar një njëfarë forme si hidhërim ndaj moshapjes së negociatave për Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me iniciativën e Serbisë. Pastaj, më tutje në diskutime tjera u vërejt që nuk ka pasë tendencë të përfshirjes së barabartë të palëve, në veçanti Kosovës”.

“Kjo është cekur disa herë e së fundmi edhe sot. Ne e kemi zbërthyer deri në detaje edhe kur është pyetur edhe pala serbe në raport me Kosovën – kanë thënë që i drejtohen dialogut në Bruksel. Kosova nuk ka nevojë për një nismë tjetër e cila prap do e sjell në situatën ku është palë e pabarabartë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat