Halil Matoshi: Ballkani i Hapur do të harrohet sikur projekt sorosian i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës

Aktuale

Halil Matoshi: Ballkani i Hapur do të harrohet sikur projekt sorosian i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë të enjten se brenda periudhës 3 deri më 6 muaj, “Ballkani i Hapur”, do të harrohet.

Ai këtë e argumenton mbi atë që amerikanët ia kanë dhënë vetëm një gjysmë mbështetje kësaj nisme rajonale.

Po ashtu ka përmendur një sërë të ideve që kanë dështuar, duke e përfshirë edhe këmbimin territorial të propozuar nga presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, në vitin 2018.

“Tre janë argumentet me të cilat Gabriel Escobar nuk ua prishi qefin ballkanasve dhe njikohësisht nuk e fajësoi Kosovën për qëndrimin kundër: a) Të gjithë dhe të barabartë (Parimi i sovranitetit të pjesëmarrësve); b) Jo projekt politik por ekonomik!(Parimi i besueshmënisë që âsht postulat politik); c) Janë disa nisma rajonale dhe nuk pranohet DUBLIFIKIMI; (Parimi i legalitetit të BE-së në qendër – Procesi i Berlinit)”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi në Facebook.

Postimi i plotë

Për tre deri gjashtë muej ka me u harru “Open Balkan!”

1.

Amerikanët i dhânë gjysmë mbështetje në parim dhe e kundërshtuen dyzash (diskursi i dikhotomisë) Open Ballkan-in, si letër lakmuesi për Vuçiq-in, pra si projekt për nji përdorim:

- derisa të përfundojë koha e bleme nga ametikanët për Serbinë nga Perëndimi për qëndrim në dy ulëse (Perëndim hem Rusi) sepse ashiqare që Vuçiq e ka bâ nji premtim tek amerikanët për dalje nga orbita ruse, që në nji dokument sekret të BE-së, cilësohej si “politikë e hapave të vegjel.”

2.

Dhe për tre deri në gjashtë muej, “Open Balkan” ka me u harru sikur:

- Razgranicenje sa Albancima/ripërkufizim me shqiptarët. Projekti i Presidentit serb Tadić 2012.

- Këmbimi i territoreve - si projekt sorosian i Hashim Thaçit & Edi Ramës - më 2017-2018;

- Dhe si Non- Paper-sat si Projekt i Vučić-Janša, Orban, më 2021.

3.

Tre janë argumentet me të cilat Gabriel Escobar nuk ua prishi qefin ballkanasve dhe njikohësisht nuk e fajësoi Kosovën për qëndrimin kundër:

a) Të gjithë dhe të barabartë (Parimi i sovranitetit të pjesëmarrësve);

b) Jo projekt politik por ekonomik!(Parimi i besueshmënisë që âsht postulat politik);

c) Janë disa nisma rajonale dhe nuk pranohet DUBLIFIKIMI; (Parimi i legalitetit të BE-së në qendër - Procesi i Berlinit);

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat