Eskalon Sami Lushtaku: Albin Kurti mundet me m’kap veç për k…!

Aktuale

Eskalon Sami Lushtaku: Albin Kurti mundet me m’kap veç për k…!

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:38
Sami Lushtaku

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një prononcim për median është shprehur i mllefosur me deklaratën e zëvendësministrit Durmishi i cili tha se ua ka prishë planet njerëzve të Sami Lushtakut për të përfituar në ministrinë e Infrastrukturës.

Lushtaku tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

“Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët.  I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

Lushtaku tha se Durmishi po shpif për të në mënyrë që ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet në ministri dhe për të njëjtin ka paralajmëruar padi.

“Ai është duke gënjy dhe po dëshiron me e zhvendosë vëmendjen prej skandaleve ne ministri duke shpifë për mu. E kam thirrë avokatin tem dhe shpejt ka me u përgatitë padia kundër zëvendësministrit Durmishi dhe ministrit Aliu”, tha Lushtaku në një bisedë telefonike për Express.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Durmishi thotë se me kontratat e mirëmbajtjes, ata ia kanë shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat