Zafir Berisha: As nuk jam arrestuar e as nuk e kam sulmuar policin

Aktuale

Zafir Berisha: As nuk jam arrestuar e as nuk e kam sulmuar policin

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:59
Zafir Berisha

Ish-deputeti, Zafir Berisha ka folur rreth raportimeve të para një dite se është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar disa zyrtarë policorë.

Berisha ka mohuar se është arrestuar apo që ka sulmuar ndonjë zyrtar policor.

“Unë as që jam arrestuar e as që e kam sulmuar dikë, po më vjen keq për këto terma që janë përdorur, por sido që të jetë është punë e mediave. Është një e vërtetë që kam pasur një mosmarrëveshje me një polic dhe faktikisht ajo ka qenë diçka e rastit. Nuk mu ka dukur sjellja e tij shumë në rregull pavarësisht qetësisë time, unë po pres që organet të sqarojë këtë”, tha Berisha.

Ai thotë se e vërteta është se ka pasur një mosmarrëveshje me një polic rreth parkimit të makinës së tij, teksa Berisha tha se sjellja e zyrtarit policor ishte arrogante.

“Kam lënë makinën ku e lë çdo ditë dhe sot e kam lënë të njëjtin vend por edhe nesër e lë. E kam bërë pagesën për parking mirëpo ishte interesante që polici në fjalë u soll me biçikletën e vet ku kaloi rreth 100 makina por u ndal te e imja. Sjellja e tij me atë a e gjuaj unë tiketën apo e paguaj a jo, nuk është detyrë e tij çfarë bëjë unë me tiketën. Ai përdori edhe gazin lotsjellës”, ka deklaruar Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat