Fjalori i paturp i njerëzve të PDK-së, ky i Lushtakut ishte fjalori më i rëndë i përdorur

Aktuale

Fjalori i paturp i njerëzve të PDK-së, ky i Lushtakut ishte fjalori më i rëndë i përdorur

Nga: H.O. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 18:45
Veseli/ Tahiri/ Lushtaku

Deklarata fyese e nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku është kritikuar dhe komentuar gjatë gjithë ditës.

Një deklaratë vulgare e njeriut të PDK-së, Sami Lushtakut ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrave të qeverisë, duhet dënuar dhe marrë parasysh. Tashmë kemi dëgjuar fjalë nga më të rëndat, pa u kursyer për të përdorur fjalë të rënda, sikurse kishte bërë edhe Kadri Veseli derisa mbante pozitën e të parit të Kuvendit, duke përdor fjalë vulgare ndaj Albulena Haxhiut. Poashtu edhe Abelard Tahiri kishte përdorur fjalë të rënda në Kuvend, madje duke sharë me fjalë banale.

E së fundi, Lushtaku vlerësohet të ketë përdorur një fjalor nga më të rëndet karshi personave publik, udhëheqësve të shtetit.

Kështu, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një prononcim dhënë për Bota sot, duke komentuar deklaratën e Lushtakut thotë se opinioni i gjerë publik sikur tashmë është mësuar me fjalorin denigrues, me fjalor rrugësh të një numri jo të vogël të njerëzve të politikës në Kosovë.

“Kemi pa përmes ekraneve tona televizive se ҫfarë debatesh të nivelit shumë të ulët politik, kemi pasur shpesh në Kuvendin e Kosovës, krejt jashtë temave  të interesit të qytetarëve. Këso deklarimesh jo të nivelit intelektual po kemi përditë edhe në media të shkruara dhe në ato elektronike, më të cilat po shërbehen njerëzit e jetës publike. Kjo më e reja është e ish-kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut, i cili u shprehe i mllefosur ndaj deklaratës të zëvëndësministrit, Durmishi , i cili tha së “ju kan prishur planet njerëzve të Sami Lushtakut për të përfituar në Minisitrinë e Infrastrukturës”, thekson ai.

Mulliqi thotë se fjalori i Lushtakut ishte ndoshta më i rëndi deri më tash një paraqitjet publike që kemi ndëgjuar, ndaj kryemistrit Kurti dhe disa ministrave, e që ai ishte dashur të kërkojë falje publike, që mos të lenë në opinion shije shumë të keqe.

“Politika bëhet më mendje, e jo më forcë fizike. Opozitarizëm parimor ka të drejtë secili të bën, por duke e lënë anash gjuhën denigruese dhe fyese”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat