Berisha e quan rrugaç zyrtarin policor: Sa bërlloku është në Policinë e Kosovës nuk e keni idenë

Aktuale

Berisha e quan rrugaç zyrtarin policor: Sa bërlloku është në Policinë e Kosovës nuk e keni idenë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:23
Zafir Berisha

Ish-deputeti, Zafir Berisha e ka quajtur “rrugaç” zyrtarin policor që kishte pasur një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturës së tij në Prizren.

Ai thotë se zyrtarët policorë që sillen me biçikleta në Prizren nuk duhet ta keqpërdorin uniformën.

“Unë edhe sot nuk e njoh atë djalin, edhe pse tashmë e kam kuptuar kush është me vjen keq për prindin e tij. Ai nuk mundet me u sjell nëse e ka vesh uniformën që dy tri ditë edhe me tregu muskuj mbi uniform. Por prapë se prapë meqë lënda është në Prokurori pres që të sqarohet. Këta djem që sillen me biçikleta si rrugaça në Prizren t’u e keqpërdor uniformën e dinë si jam sjellë me ta, mirëpo kur është tepër është tepër dhe natyrisht provokimet e kanë dikur një fund dhe duhet të ju dhënë një përgjigje”, ka deklaruar Berisha.

Berisha tregon që ka dhënë deklaratë në stacionin policor rreth mosmarrëveshjes me policin, teksa thotë se “sa bërlloku është në Policinë e Kosovës nuk e keni idenë”.

“Po më shoqëruan në stacion policor, më erdh keq që disa djem erdhën që kishte ftuar ky far rrugaçi dhe u shoqëruam për të dhënë një deklaratë në polici, e gjithë ishte kjo. O sa bërlloku është në policinë e Kosovës nuk e ki idenë. Polici i Kosovës duhet të jetë ambasador edhe kur sillet dikush keq, polici duhet të sillet mirë e jo të nxitë. Nëse është polic, nuk është Zot”, tha Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat