Koci: Procesi i Berlinit do ta shkrijë Ballkanin e Hapur brenda dy jave apo dy muajsh

Aktuale

Koci: Procesi i Berlinit do ta shkrijë Ballkanin e Hapur brenda dy jave apo dy muajsh

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 22:04
Melazim Koci

Njohësi i Politikës së Jashtme, Melazim Koci ka deklaruar se vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë do të jetë vendimtare që të fundos “Ballkanin e Hapur”.

Koci thotë se pse duhet të shmanget procesi i Berlinit e të merret një “Ballkan i Hapur” i cili sipas tij, është trilluar nga kokat ballkanike.

“Vizita e Scholz do të jetë vendimtare që të fundos ‘Ballkanin e Hapur’ sepse kemi një proces që ka ofertë konkrete që hap rrugën drejt anëtarësimit të BE-së, ofron fonde dhe ofron rrugën. Nuk e kuptoj pse duhet shmang procesi i Berlinit dhe të merret një ‘Ballkan i Hapur’ që është trilluar nga kokat ballkanike. Shtrohet pyetja duan apo nuk duan vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së, kjo do të jetë porosia kryesore e kancelarit gjerman”, ka thënë ai.

Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është i zhbërë pasi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë gjasa të përfshihen.

“‘Ballkani i Hapur’ është i zhbërë me vet faktin që Kosova nuk ka gjasa të përfshihet, as mali i Zi e Bosnja, ajo ka mbetur vetëm në kokat e Aleksandar Vuçiqit dhe Edi Ramës për shkaqe ndoshta edhe të brendshme por edhe për shumë shkaqe tjera që kanë të bëjnë për Kosovën”, tha ai.

Ndërkaq, Koci ka thënë se procesi i Berlinit do ta shkrijë shumë shpejt “Ballkanin e Hapur”.

“Unë mendojë se procesi i Berlinit shumë shpejt, brenda dy jave apo dy muaj do ta shkrijë. Mund të mbetet proces që ta shtyjë përpara Rama dhe Vuçiqi askush nuk iu pengon por nuk mund t’i detyrojë të tjerët që me kushte që ata i kanë përcaktuar. Nuk ekziston një letër e shkruar e Ballkanit të Hapur”, tha më tej ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat