Enver Hoxhaj jep sinjale se po rreshtohet pro Ballkanit të Hapur

Aktuale

Enver Hoxhaj jep sinjale se po rreshtohet pro Ballkanit të Hapur

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:48
Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova duhet t’i bashkohet të gjitha nismave rajonale.

Ai ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se Serbia është iniciatore e Ballkanit të Hapur duke thënë se Rusia do vetëm përçarje dhe se deri dje nuk ishte deklaruar asnjëherë për Ballkanin e Hapur.

Hoxhaj shtoi se nisma ka mbështetjen e plotë të amerikanëve.

“Sa i takon Ballkanit  të Hapur dhe deklaratës që e pat Lavrov. Është tipike sjellje ruse për të futur sa më shumë benzinë në zjarrin e përçarjeve. Është politkë ruse të përcahet Ballkani aty ku mundet. Ajo nuk është deklaruar deri në atë moment. Cka bëri Lavrovi është për të keqkuptuar, për të manipuluar çfarëdo që ndodh në Ballkan. Në atë që ndodhë në Ballkan të Hapur duhet të ketë lexim më të drejtë dhe më të plot. Duhet të shtrohet drejt. Kjo është një nismë që u pa dje e pardje që e ka mbështetjen e plotë të amerikanëve”, tha ai.

Ai shton se sa ka qenë ministër i jashtëm, Kosova është anëtarësuar në dhjetëra nisma rajonale dhe se kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që t’i ndihmojnë në këto anëtarësime.

“Unë sa kam qenë ministër i jashtëm kam qenë që të anëtarësohemi në të gjitha nismat rajonale. Unë me kolegë kemi anëtarësuar Kosovën në 37 organizata. Pamja e djeshme ku ne si shtet i ri kemi kërkuar mbështetjen e të gjitha të rajonit që të na pranojnë. E dini cfare sfidave kemi pasur. Kemi pasur rezultate marramendëse që të anëtarësojmë Kosovën në organizata ndërkombëtare. Ballkani i Hapur është mekanizëm joformal. Shtetësia e Kosovës nuk matet në Ohër. Ajo matet në Bruksel dhe Berlin. Matet në Londër. Matet në Uashington dhe mbi të gjithë në OBK. Sa është Kosova shtet matet se sa jemi të njohur ndërkombëtarisht. Besoj që duhet të jemi pjesë e cdo nisme rajonale. I kemi lodhur partnerët tanë që të jemi pjesë e nismave rajonale dhe ata kanë bërë presion për neve”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat