Pikat më të rëndësishme të fjalimit të kancelarit Scholz në Prishtinë

Aktuale

Pikat më të rëndësishme të fjalimit të kancelarit Scholz në Prishtinë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:11
Olaf Scholz

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, të parën të një kancelari të Gjermanisë, prej që Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Olaf Scholz dha mesazhe të qarta sa i përket zhvillimeve rajonale.

Ai foli që nga bashkëpunimi i shteteve të rajonit e deri tek çështjet e tjera ekonomike.

Më poshtë, sjellim disa nga citatet më të veçanta të kreut të shtetit gjerman të thëna sot në Prishtinë.

-“Fakti se pas një muaji, pas vizitës në maj kur u takuam në Berlin, jam në vizitë në Kosovë, tregon  sa i ngushtë është bashkëpunimi mes dy vendeve tona”.

-“Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë”.

-“Dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën, nuk mund të jenë pjesë e BE-së”.

-“Kosova dhe Serbia duhet të duhet arrijnë  marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe i dërguari Lajçak ka mbështetjen tonë për këtë çështje”,

-“Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së”

-“S’duhet të ketë dyshime mbi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për të dënuar agresionin e saj në Ukrainë, siç po bën Serbia”.  

-“Qeveria e Kosovës me sanksione vendosur Rusisë, ka dëshmuar vetën si partnere të besueshme, që qëndron në anën tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

-“Liberalizimi i vizave duhet të shkojë përpara, duhet ta bëjë punën e saj Kosova. Po angazhohemi me partnerë me këmbëngulje”.

- “Unë e kam thënë më herët, ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët që edhe ata të binden siç jemi bindur ne”.

-“Vizita  ime në Ballkanin perëndimor duke nisur me Kosovën si të parën, tregon marrëdhëniet e ngushta bilaterale të të dyja shteteve”.

-“Procesin e Berlinit do ta rijetësoj dhe se në vjeshtë do të organizojmë një takim në Berlin”.

- “ Sa angazhohet Gjermania për stabilitet në Ballkanin perëndimor,  tregon edhe angazhimi i ushtrisë gjermane”.

Scholz: S’ka anëtarësim në BE të Kosovës e Serbisë, pa njohur njëra-tjetrën

Kancelari gjerman Olaf Scholz,  në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, deklaroi se është i gëzuar që po viziton Kosovën si vendin e parë në Ballkanin perëndimor.

“Fakti se pas një muaji, pas vizitës në maj kur u takuam në Berlin, jam në vizitë në Kosovë, tregon  sa i ngushtë është bashkëpunimi mes dy vendeve tona”, tha kancelari Scholz.

“Edhe transformimi i kampit ushtarak në Prizren në një kam biznesi, tregon bashkëpunimin tonë”.

Kancelari Scholz u shpreh se krahas  marrëdhënieve Kosovë-Gjermani, me kryeministrin Kurti folën edhe për perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave dhe pozicionin e Kosovës, që është i qartë për luftën në Ukrainë.

“Qeveria e Kosovës me sanksione vendosur Rusisë, ka dëshmuar vetën si partnere të besueshme, që  qëndron në anën tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Scholz u shpreh se Procesi i Berlinit do të vazhdojë dhe tanimë me një dinamikë të re. “Për këtë arsye, në vjeshtë do të kemi një takim të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces në Berlin”.

Ai  tha se  do të punohet për lëvizjen të lirë dhe njohja e diplomave të arrihen së shpejti.

“Kosova dhe Serbia duhet të duhet arrijnë  marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe i dërguari Lajcak ka mbështetjen tonë për këtë çështje”, tha kancelari gjerman.

Sipas tij, dialogu është në interes të të gjithë qytetarëve. “E qartë është se marrëveshja  duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk mund të bëhen këto dy vende pjesë të BE-së, pa e njohur njëra tjetrën. Ky proces duhet të jetë pragmatik”.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave.  “Kjo çështje duhet të shkojë përpara. Unë brenda bisedave me partnerët tanë në BE, angazhohem me këmbëngulje për këtë çështje sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”.

Kancelari Scholz deklaroi se krahas krijimit të vendeve të punës që Kurti i ka vendosur në prioritet, ka qenë edhe klima dhe  energjia.

“ Sa angazhohet Gjermania për stabilitet në Ballkanin perëndimor,  tregon edhe angazhimi i ushtrisë gjermane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat