Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, Pacolli thotë se po e financon ndërtimin e rrugës në një lagje

Aktuale

Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, Pacolli thotë se po e financon ndërtimin e rrugës në një lagje

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 16:05
Behgjet Pacolli

Biznesmeni Behgjet Pacolli, thotë se e ka financuar ndërtimin e rrugës në lagjen e Modripotokut të Marecit, e cila, pas përmbytjeve të para dy viteve, mbeti tërësisht e izoluar. 

Sipas tij, shteti nuk ka ndërhyrë që ta ndërtojë këtë rrugë, çka e ka shtyerë vetë Pacollin që të intervenojë me mjete vetanake.

Postimi i potë:

Pas përmbytjeve të par dy viteve , lagjja e Modripotokut të Marecit mbeti praktikisht e izoluar. Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, fondacioni “Behgjet Pacolli” ( me mjetët vetanake) po financon (mbi 300 mijë euro) ndërtimin e një rruge moderne prej 2.7 KM që lidh këtë lagje malore me arterien kryesore (e cila gjithashtu është e dëmtuar dhe pret dorën e shtetit). Në kuadër të këtij investimi po punohet për riparimin edhe të varrezave të fshatit.

Para disa muajsh, në të njëjtën lagjë, fondacioni

"Behgjet Pacolli"ndërtoi “shkollën muze” sipas kopjes së ish-shkollës “Liria” në Modripotok ku janë mbledhur të gjitha faktet dhe dokumentacioni historik i mësimit në Marec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat